Rrotull ne tė vinim qė tė dy, Nuk tė thamė kurrė sa tė duam. Vali, mu nė shpirt tė mbaj un' ty, Lekoja, tatuazh nė kraharuar. Atė ditė, kur u ndamė nė stacion, U betova gjer nė varr ta mbaj. "Valin tėrė jetėn s’ do harroj!" "Unė dhe mė shumėl" Lekoja tha. Eja gjeje se kush mė fort, Kush mė shumė vuan e sfilitet: Njėri mban profilin tėnd mbi gjoks, Tjetri mu nė shpirt e ka skalitur. Kur e kam vėshtirė, pėrpėlitem, Mos ma merr kėtė pėr fyerje, Lekos i them gjoksin ta shkopsitė, Shoh profilin tėnd me pėrgjėrim. Por njė shoku im, njė shok i mirė, Mallin tim me art ma lehtėsoi: Nga gjoksi i Lekos pėrmbi timin Profilin mbi gjoks ma vizatoi. Shokun unė e dua, nuk e shaj, Por pėr mua ti je mė e shtrenjtė, Tatuazhi, qė nė gjoks e mbaj, Ėshtė mė i mirė se i tjetrit.
© Vangjush Ziko. Pėrkthim, 2004