Duke endur rrugėve tė qytetit, Qytetarin grepa rastėsisht. Kur nė polici u gjenda, Pash' atė e mendja m' u prish. Nuk e di pėrse ishte atje, Pėr tė marrė, ndoshta, pasaportėn. Ajo ish e bukur dhe e re, Dhe vendosa t' i trokas nė portė. Pas e ndoqa, mbajta mend pallatin. Si t' i flisja unė vagabondi... Vajta zbraza dy-tri gota radhazi Dhe e ftova pranė nė stacioni. Dhe u ulėm tok nė restorant. Kalimtarėt shkonin dhe i qeshnin... Unė veten s' munda ta pėrmbaj Dhe turinjtė njėrit ia pėrshesha. Me havjar ia leva asaj bukėn. Dhe e zgjidha qesen gjer nė fund. Porosita kėngėn, mė tė bukurėn, Sa stacioni rrotull nesh u shkund. I premtova, ēfarė s' i premtova, Duke pėrsėritur pa pushim: "Pesė ditė rresht unė nuk vodha, Veē pėr ty, o zemėr, shpirti im!" I thashė, mė vdiq, mė robėroi, Lotėt me pėllėmbė duke fshirė. Dhe mė tha e qetė: "Tė besoj, Po tė jepem me njė ēmim tė lirė". Mblodha grushtin edhe e godita, Bot' e tėrė rrotull seē m' u nxi: E kuptova pėrse atė ditė Dashuria qe nė polici...
© Vangjush Ziko. Pėrkthim, 2004